top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FORCAT E USHTRISË AMERIKANE SHKATËRRUAN 7 DRONË TË REBELËVE HUTHI NË JEMEN BRENDA 24 ORËVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 29, 2024
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Forcat amerikane kanë shkatërruar shtatë dronë dhe një stacion kontrolli të lëvizshëm (celular) në zonat e kontrolluara nga rebelët Huthi në Jemen në 24 orët e fundit”, njoftoi ushtria amerikane në rrjetin social virtual Iks (X).

 

U përcaktua se dronët dhe stacioni i kontrollit tokësor përbënin një kërcënim të menjëhershëm për Shtetet e Bashkuara, forcat e koalicionit dhe transportin tregtar në rajon”, thuhet në një mesazh nga Komanda Qendrore.

 

Këto veprime u ndërmorën për të mbrojtur lirinë e lundrimit në ujërat ndërkombëtare.

 

Sjellja e vazhdueshme keqdashëse dhe e pamatur e Huthive të mbështetur nga Irani kërcënon stabilitetin rajonal dhe rrezikon jetën e marinarëve në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit”, tha Centcom.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page