Karakas, Venezuelë | Profilet sociale të opozitës venezueliane raportojnë se forcat e sigurisë çaviste ndërhynë për të shtypur demonstruesit që ishin përqendruar në qytetin e Marakait (Maracay), në shtetin e Aragua-s, për të marrë pjesë në “Protestën e Madhe për të Vërtetën”, të thirrur nga udhëheqësit e opozitës Maria Korina Makado (Maria Corina Machado) dhe Edmundo Gonzalez Urrutia.
Ndërkohë, znj. Makado dhe z. Gonzalez mbërritën në sheshin e Karakasit, ku u mblodhën mijëra njerëz.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments