Jeruzaelm, Izrael | “Një peng izraelit u shpëtua i gjallë nga trupat e Forcës Mbrojtëse të Izraelit (IDF) nga një tunel në Rripin jugor të Gazës”, njoftoi ushtria.
Pengu i liruar është Kaid Farhan al-Qadi, 52 vjeç, nga një komunitet beduin pranë qytetit jugor të Rahatit, i rrëmbyer nga terroristët e Hamasit në komunitetin e afërt të Mivtahim-it.
Operacioni u drejtua nga Komanda Jugore e IDF-së, agjencia e sigurisë Shin Bet dhe divizioni i 162-të i ushtrisë.
Pengu mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments