FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT (IDF) GODITI ISH-SHKOLLËN NË GAZA KU HAMASI PO PËRGATISTE SULME ME RAKETA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 15, 2024
- 1 min read
Jeruzalem, Izrael | Ushtria izraelite njoftoi se kishte sulmuar ish-shkollën Ghazi Al-Shawa në Beit Hanoun, në veri të Rripit, ku fshiheshin një grup terroristësh të Hamasit që kishin ngritur një qendër komandimi për të nisur sulmet me raketa.
Sipas mediave palestineze, shkolla po përdorej si strehë për personat e zhvendosur nga Gaza.
Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) tha se ka marrë masa për të zbutur dëmin ndaj civilëve gjatë sulmit dhe akuzon Hamasin për përdorimin sistematik të vendeve civile për qëllime terroriste.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments