PKK Kakavijë, Gjirokastër, Shqipëri | Fluksi i lëvizjes në pikën kufitare të Kakavijës është rritur ndjeshëm teksa emigrantë shqiptarët kthehen në vendlindje për pushimet verore të pas 15 gushtit.
Që nga mëngjesi janë krijuar radhë të gjata automjetesh dhe drejtuesit e mjeteve presin të kryhen kontrollet për të vazhduar udhëtimin.
“Kalimet e automjeteve kanë kaluar shifrën 2000 nga mesnata deri në dhjetë të mëngjesit.
Të premten, janë regjistruar mbi 4300 kalime drejt Shqipërisë, ndërsa të enjten 3650”, bëhet e ditur nga burimet e hapura të informimit.
Pritet që edhe pas mbarimit të pushimeve verore të përsëriten pamje të ngjashme, por kësaj herë me radhë të gjata në drejtim të kundërt, teksa këta udhëtarë-emigrantë do të kthehen drejt Greqisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments