top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

FLETË ARRESTI PËR ARMANDO XHELADININ (I NJOHUR EDHE SI ARMANDO TARUSHLLARI E JETNOR CINELLARI).

Tiranë, Shqipëri | Autoritetet e hetimit penal kanë lëshuar urdhër-arresti ndaj z. Armando Xheladini, me moshë 52 vjeç, i njohur edhe me 2 emra të tjerë, konkretisht si Armando Tarushllari e Jetnor Cinellari.

 

Ai u arrestua nga strukturat e Policisë së Shtetit në Korçë, në bashkëpunim me autoritetet greke të hetimit penal, sepse, akuzohet si i përfshirë në vrasjen me dashje të z. Arjan Xhambazi, vrasje e ndodhur në Athinë, në vitin 2008.

 

Autoritetet greke të hetimit penal mundën të identifikonin dhe të arrestonin vetëm njërin prej tre autorëve të dyshuar të ngjarjes.

 

Në muajin maj me urdhër të prokurorisë Korçë u arrestua z. Gëzim Latja (banues në Elbasan) dhe z. Armando Tarushllari (banues në Tiranë).

 

Ata akuzohen si bashkëautorë të vrasjes së z. Xhambazi.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page