FLAMUR SULA (BABAI I ILARIA SULËS): VAJZAT PO VRITEN PËR HIÇ MOS GJË; FALJA PËR VRASËSIN NUK EKZISTON.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 28, 2025
- 1 min read

Romë, Itali | “Është e turpshme, vajzat po vriten kot këto ditë. Nëse vazhdojmë kështu, ku do të përfundojmë”?
Flamur Sula, babai i Ilarisë, studentes së vrarë nga ish-i i saj dhe e gjetur në një valixhe në fund të një shkëmbi pranë Romës, e tha këtë, duke folur për vrasjen e femrave, dhe njëkohësisht të katërmbëdhjetë vjeçares Martina Karbonaro (Carbonaro).
“Ne duhet të marrim masa të forta, përndryshe situata do të përkeqësohet. Me kalimin e ditëve, dhimbja shtohet. Falje? Nuk mund të ekzistojë për diçka të tillë”, tha babai i Ilarisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments