top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FLAKËT U ZBUTËN RRETH ATHINËS POR ALARMI MBETET | TEMPERATURAT PRITET TË ARRIJNË KULMIN TË SHOQËRUARA ME ERËRA TË FORTA NË TË GJITHË GREQINË.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Athinë, Greqi | Shpërthimet e fundit rreth Athinës janë shuar, por autoritetet mbeten në gatishmëri për shkak të temperaturave rekord të shoqëruara me erëra të forta në të gjithë Greqinë.

 

Zëdhënësi i Zjarrfikësve, Vasilis Vathrakogianis (Vathrakogiannis), nënvizoi për mediat vendase se monitorimi i zonave me rrezik do të mbetet i lartë dhe prezenca e njësive dhe mjeteve do të jetë masive në rast emergjencash të reja.

 

Ndërkohë ka nisur vlerësimi i dëmeve: flakët shkaktuan vdekjen e një gruaje dhe plagosën dhjetëra persona, mes të cilëve edhe ekipe shpëtimi.

 

Mijëra banorë dhe turistë u evakuuan.

 

Sipas Observatorit Kombëtar Grek, zjarret kanë shkatërruar 10 mijë hektarë të tjerë territor.

 

Rritje e mëtejshme e temperaturave pritet në 24 orët e ardhshme me maja deri në 40 gradë.

 

Ne përpiqemi të përmirësohemi, por kushtet po bëhen gjithnjë e më të vështira”, tha kryeministri Qirjakos Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis) në një samit urgjent.

 

Krahasuar me vitin e kaluar, zjarret janë pothuajse dyfishuar.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page