
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Nuk mund të luash ruletë ruse me sigurinë gjermane”, tha kancelari gjerman, Olaf Sholc (Scholz), gjatë fjalës së tij hapëse të fushatës zgjedhore të Partisë Socialdemokrate në Gjermani.
Tetëdhjetë e pesë ditë përpara zgjedhjeve federale, kancelari Sholc (Scholz) hapi fushatën zgjedhore të SPD-së me një fjalim që fokusohej në çështjet politike dhe aktuale.
Ndër ato që trajtohen janë urgjenca e investimeve masive në infrastrukturë, ekonomi, industri dhe vende pune për ta bërë Gjermaninë rezistente dhe gati për të ardhmen.
Gjatë fjalës së tij, kancelari gjerman propozoi ndër të tjera një fond gjerman 100 miliardë euro për investimet e ardhshme, një bonus tatimor për bizneset dhe një paketë shkurtimesh të energjisë elektrike për çmime më të ulëta të energjisë.
Krahas kësaj, kancelari gjerman ka premtuar një pagë minimale prej 15 euro në orë duke filluar nga viti 2026, ulje taksash për 95 për qind të të ardhurave, subvencione për familjet dhe ulje të kostove të qirasë, si dhe taksa më të larta për të ardhurat më të larta.
Së fundi, në lidhje me luftën në Ukrainë, akuzoi kandidatin për kancelar të Unionit Demokristian (CDU), Friedrich Merz, se ishte duke luajtur ruletë ruse.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments