Tiranë, Shqipëri | Pas mbledhjes me Kryesinë dhe Kolegjin e Kryetarëve, ish-kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha ka shpalosur qëndrimet e manifestuara në më shumë se 3 orë mbledhje nga këto dy organe kolegjale.
Në një deklaratë për mediat, ish-kryetari Basha tha se do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e gjykatës së Apelit që i dha vulën dhe logon deputetit nën hetim penal Sali Berisha.
Sipas z. Basha, vula e Partisë Demokratike të shqipërisë nuk mund t’i jepet një grupimi (grupi i deputetit nën hetim penal Sali Berisha) që është kundër aleatëve perëndimorë të Shqipërisë.
Ish-kryetari Basha tha gjithashtu se grupimi i tij politik do jetë në zgjedhje dhe se shqiptarët do kenë alternativë për të votuar.
“Shqiptarët do kenë alternativen e tyre. Rekursi bëhet sepse është bindja e thellë edhe profesionale dhe juridike që vendimi i 11 qershorit është i padrejtë.
Do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi e konsiderojmë jo të ligjshme vedimin e marrë nga gjykata e apelit.
Në çdo rast shqiptarët do kenë alternativen e tyre.
Ne do hyjmë në zgjedhje.
PDSH do të kthehet aty ku duhet të jetë dhe vendi i PDSH është me vlerat që ka lindur.
Nuk mundet PD të jetë kundër SPAK, kundër aleatëve strategjike.
Beteja jonë e parë është që përmes rekursit PDSH ti kthehet demokratëve për të bërë një beteje.
Berisha nuk është zgjidhja për të larguar Ramën. Në fakt është aseti i vetëm i Ramës në zgjedhje.
Qëndrimi ynë sot është që përmes një rekursi do kërkojmë që PDSH të kthehet tek vlerat.
Në çdo rast alternativa jonë do jetë në zgjedhje.
Ka ardhur koha që t’i jepet fund paligjshmërisë 34 vjeçare që mban Shqipërinë peng të një grupi individësh.
Në Shqipëri ka ardhur koha të fitojë drejtësia dhe jo padrejtësia”, tha z. Basha.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments