FIRMAT E MBROJTJES TË MBRETËRISË SË BASHKUAR + SHBA-ës + TURQISË U PËRJASHTUAN NGA FONDI EVROPIAN I RIARMATIMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 19
- 2 min read

Bruksel, Belgjikë | Bashkimi Evropian ka vendosur të përjashtojë kompanitë e mbrojtjes nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Turqia nga fondi i ri i riarmatimit prej 150 miliardë eurosh.
Sipas propozimit të paraqitur nga Komisioni Evropian, fondi i destinuar për blerjen e armatimeve nga shtetet anëtare, do të jetë i aksesueshëm vetëm për kompanitë e mbrojtjes nga Bashkimi Evropian ose vendet e treta që kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me bllokun.
Plani gjithashtu përjashton sistemet e avancuara të armëve për të cilat një vend i tretë ka autoritet projektues, d.m.th. vendos kufizime në ndërtimin e tyre, përdorimin e komponentëve të caktuar ose përdorimin e tyre përfundimtar.
Masa, e mbështetur nga Franca, synon të forcojë industrinë evropiane me një qasje “Bli Europianshe”.
“Ne kemi një mundësi për të forcuar realisht industrinë evropiane të mbrojtjes”, tha znj. Kaja Kallas, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, duke theksuar se lufta në Ukrainë ka nxjerrë në pah nevojën për armë pa kufizime të vendosura nga vendet e huaja.
“Në një krizë, ushtritë tona duhet të kenë duart e lira”, tha ajo.
Për të marrë pjesë në fond, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Turqia do të duhet të nënshkruajnë një marrëveshje sigurie dhe mbrojtjeje me Bashkimin Evropian.
Siç raporton gazeta britanike Kohërat Financiare (Financial Times), Londra dhe Brukseli kanë nisur negociatat për këtë qëllim, por bisedimet kanë ngecur për shkak të kërkesave për një marrëveshje më të gjerë që do të përfshinte edhe çështje të diskutueshme si të drejtat e peshkimit dhe menaxhimi i flukseve migratore.
“Ne po punojmë drejt një marrëveshjeje të sigurisë dhe mbrojtjes me Mbretërinë e Bashkuar”, konfirmoi presidentja Kallas.
“Unë me të vërtetë shpresoj që deri në samitin BE-MB në maj të mund të arrijmë rezultate, sepse ekziston një vetëdije se ne duhet të bëjmë më shumë dhe ta bëjmë së bashku”, tha ajo.
Sektori i mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar ka shprehur shqetësim, me një ekzekutiv të lartë të industrisë që e quajti vendimin një çështje domethënëse që minon filozofinë e një Evrope të bashkuar në siguri dhe mbrojtje.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments