Karakas, Venezuelë | Demonstrata globale e thirrur nga opozita venezueliane për të protestuar kundër qeverisë së diktatorit çavisto-komunist Nikolas Maduro (Nicolas Maduro) ka filluar në mbi 460 qytete në mbarë botën, dy muaj pas zgjedhjeve presidenciale, në të cilat - pa paraqitur prova ose pa botuar procesverbalet e votimit - autoritetet e Karakasit dekretuan rizgjedhja e diktatorit çavist.
Me mobilizimet e sotme, opozita e udhëhequr nga znj. Maria Korina Makado (Corina Machado) po përpiqet të mbajë vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar mbi çështjen e Venezuelës edhe një herë, dhe po u kërkon udhëheqësve botërorë të njohin kandidatin konservator Edmundo Gonzalez Urrutia, aktualisht në mërgim në Spanjë.
Kërkohet gjithashtu që drejtësia ndërkombëtare të ndjekë penalisht diktatorin Maduro për represionin e tij ndaj kundërshtarëve, viktimave të arrestimeve arbitrare dhe abuzimeve të tjera të të drejtave të njeriut, të konsideruara si krime kundër njerëzimit.
Në të njëjtën kohë në Karakas dhe në shumë qytete të tjera të 24 shteteve të Venezuelës, militantët e Partisë së Bashkuar Socialiste të Venezuelës (PSUV) dhe simpatizantët e qeverisë së diktatorit çavisto-komunist Maduro do të dalin në rrugë.
“Një valë e kuqe do të vërshojë Karakasin për të festuar dy muaj nga fitorja elektorale e presidentit Nikolás Maduro, një triumf i ratifikuar nga Këshilli Kombëtar Zgjedhor i Gjykatës së Lartë të Drejtësisë”, raporton gazeta proqeveritare El Universal.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários