top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FIER: U ARRESTUA ALBAN DAUTI | I DËNUAR NGA GJYKATA E MILANOS ME 8 VJET + 8 MUAJ BURG: DROGË + GRUP KRIMINAL.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Alban Dauti, me moshë 62 vjeç, banues në Fier.

 

Ai ishte i shpallur në kërkim policor për trafik droge dhe organizatë kriminale nga Italia, i dënuar në mungesë me burgim.

 

Njoftim | Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët italianë, me objektiv nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e DPPSh-së, gjatë operacionit “Operacionalja 31”, lokalizoi dhe kapi në Fier, shtetasin A. D., 62 vjeç, i lindur në Fier.

 

Autoritetet gjyqësore në Milano rezulton se e kanë dënuar me 8 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

 

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët italianë, për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page