top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FESTA E KORANIT NË POGRADEC: U HODHËN 2 MILIONË RASATE PESHKU NË LIQENIN E OHRIT.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Pogradec, Shqipëri | Festa e Koranit, peshkut të cilësuar unik në botë, mblodhi këtë fundjavë qytetarët në Pogradec.

 

Në Odeonin e qytetit u zhvillua panairi i gatimeve të Koranit, ku qytetarët shijuan gatimet e ndryshme nga kuzhinierët e restoranteve dhe amvisave pogradecare.

 

Në kuadër të pasurimit të liqenit me rasat të rinj rreth 2 milionë të tillë në këtë sezon, sasi që rritet çdo vit, tregon vëmendjen e shtuar të shtetit shqiptar për mbrojtjen dhe shtimin e kësaj specie endemike.

 

Në mbrëmje në Odeon qytetarët u argëtuan me performancën live të këngëtarit Dren Abazi dhe Zig zag orchestra.

 

Ky aktivitet u organizua nga për herë të parë nga bashkia e Pogradecit.

 

Korani i liqenit të Pogradecit nuk është unik vetëm në Shqipëri, por edhe në botë.

 

Ai nuk shquhet vetëm për shijen e tij krejt ndryshe nga të gjitha varietetet e peshqve të egër të liqenit e detit, por gjithashtu edhe për vlerat e tij ushqyese.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page