FERMË-ÇLIRIM; FIER | U ARRESTUA ARIF BLLACA; AKSIDENT AUTOMOBILISTIK KU U PLAGOSËN 3 VETA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 5
- 1 min read

Fshati Fermë-Çlirim, Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Arif Bllaca, me moshë 28 vjeç, banues në Fier.
Njoftim | Drejtoria Vendore e Policisë Fier.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 28 vjeç, banues në Fier, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Fermë Çlirim, automjeti që drejtonte është përplasur me një mjet pune (frezë me rimorkio) me drejtues shtetasin G. Ç., 50 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit G. Ç., A. Ç., 66 vjeç dhe një shtetas 14 vjeç, të cilët ndodheshin në rimorkion e frezës.
Shtetasit G. Ç. dhe A. Ç. ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios