Lusaka, Zambia | Kariba është liqeni më i madh në botë i krijuar nga njeriu për nga vëllimi dhe ndodhet 200 kilometra në jug të Lusakës në kufirin midis Zambisë dhe Zimbabvesë.
Liqeni më i madh në botë i krijuar nga njeriu ka mbetur pa ujë, Pse Zambia i ka mbetur pa energji elektrike?
Ndërprerjet më të këqija të energjisë elektrike në Zambia në kujtesën e gjallë u shkaktuan nga një thatësirë e madhe në rajon, e cila, la digën kritike të Karibës, burimin e problemeve për Tindor Sikunyongana, një banor i vendit që zotëron një biznes saldimi, me ujë të pamjaftueshëm për të operuar turbinat hidroelektrike.
Kariba është liqeni më i madh në botë i krijuar nga njeriu për nga vëllimi dhe ndodhet 200 kilometra në jug të Lusakës në kufirin midis Zambisë dhe Zimbabvesë.
Muri masiv i digës u ndërtua në vitet 1950 dhe më shumë se 80 punëtorë humbën jetën gjatë ndërtimit.
Ai kishte për qëllim të revolucionarizonte furnizimin me energji të vendeve duke kapur ujin e lumit Zambezi, duke e kthyer një luginë në një liqen të madh dhe duke siguruar një furnizim të pafund me energji hidroenergjetike të rinovueshme.
Kjo nuk është më kështu pasi thatësira prej muajsh, e shkaktuar nga fenomeni natyror i motit El Niño dhe i përkeqësuar nga rritja e temperaturave, e ka sjellë hidrocentralin e Zambisë në prag të një mbylljeje të plotë për herë të parë.
Dështimi i energjisë elektrike në digën e Zambisë. Niveli i ujit është aq i ulët sa që vetëm një nga gjashtë turbinat në anën zambiane të digës është në gjendje të funksionojë, duke reduktuar prodhimin në më pak se 10% të prodhimit normal.
Zambia mbështetet në digën e liqenit Kariba për më shumë se 80% të furnizimit kombëtar me energji elektrike, duke i lënë zambianët me vetëm disa orë energji elektrike në ditë në rastin më të mirë. Shpesh zonat mbeten pa energji elektrike për ditë të tëra.
Edla Musonda ka marrë përsipër të çojë të gjithë kompjuterin e saj - hard diskun, monitorin, gjithçka - në një kafene lokale që të mund të punojë.
Musonda dhe të tjerë mblidhen në kafenenë Mercato në kryeqytetin e Zambisë, Lusaka, jo sepse duan të hanë ose të shijojnë atmosferën, por sepse ajo ka një gjenerator dizel. Kjo është e vetmja mënyrë që biznesi i saj i vogël i udhëtimeve të mbijetojë.
Më pak se gjysma e 20 milionë banorëve të Zambisë kishin akses në energji elektrike përpara telasheve në Kariba.
Miliona njerëz u është dashur të përshtaten pasi nënat tani gjejnë mënyra të ndryshme për të gatuar për familjet e tyre dhe fëmijët lexojnë për në shkollë nën dritën e qiririt.
Ndikimi më shkatërrues i krizës kur bizneset e vogla e kanë të vështirë të operojnë.
“Kjo gjithashtu do të rrisë nivelet e varfërisë në vend”, tha ekonomisti Trevor Hambayi, i cili, ka frikë se ekonomia e Zambisë do të tkurret në mënyrë dramatike nëse kriza e energjisë vazhdon.
Kjo është një thirrje zgjimi për qeverinë e Zambisë dhe kontinentin në përgjithësi në lidhje me rrezikun ndaj zhvillimit që vjen nga mbështetja e madhe në një burim energjie që është në vetvete kaq i varur nga klima.
“Kriza energjetike është një goditje më e madhe për ekonominë dhe luftën kundër varfërisë sesa bllokimet gjatë pandemisë COVID-19”, tha presidenti i Shoqatës së Industrialistëve të Zambisë, Ashu Sagar.
Varësia nga hidrocentralet nuk është më e qëndrueshme.
Afrika kontribuon më pak në ngrohjen globale, por është kontinenti më i prekshëm ndaj ngjarjeve ekstreme të motit dhe ndryshimeve klimatike, pasi vendet e varfra nuk mund të përballojnë kostot e larta ekonomike të përshtatjes.
Thatësira e këtij viti në Afrikën Jugore është më e keqja në dekada dhe ka tharë të korrat dhe ka lënë miliona pa ushqim, duke bërë që Zambia dhe vendet e tjera të shpallin gjendjen e fatkeqësisë kombëtare dhe të bëjnë thirrje për ndihmë.
“Energjia hidrike përbën 17% të prodhimit të energjisë në Afrikë, por kjo shifër pritet të rritet në 23% deri në vitin 2040”, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.
Zambia nuk është e vetmja, me hidrocentralet që përbëjnë më shumë se 80% të përzierjes së energjisë në Mozambik, Malavi, Ugandë, Etiopi dhe Kongo, edhe pse ekspertët paralajmërojnë se do të bëhet gjithnjë e më e pabesueshme.
“Ngjarjet ekstreme të motit, duke përfshirë thatësirën e zgjatur, e bëjnë të qartë se mbështetja e tepërt në hidrocentralet nuk është më e qëndrueshme”, tha z. Karlos (Carlos) Lopes, një profesor në Shkollën Mandela të Administratës Publike në Universitetin e Keip Taunit (Cape Town), në Afrikën e Jugut.
Qeveria e Zambisë u ka kërkuar qytetarëve dhe bizneseve të përqafojnë energjinë diellore.
Por shumë zambianë nuk mund ta përballojnë teknologjinë në fjalë, ndërkohë që vetë qeveria i është drejtuar gjeneratorëve më të njohur, por ndotës me naftë, për të furnizuar përkohësisht spitalet dhe ndërtesat e tjera.
Ajo ka thënë gjithashtu se do të rrisë energjinë elektrike nga termocentralet me qymyr nga nevoja.
Ndërsa Zimbabveja fqinje ka humbur gjithashtu një pjesë të madhe të prodhimit të saj të energjisë elektrike nga diga e Kariba-s dhe ndërprerjet e energjisë elektrike atje janë gjithashtu të shpeshta, ajo merr pjesën më të madhe të energjisë nga termocentralet e qymyrit.
Në liqenin Kariba, muri i digës 128 metra i lartë është tashmë pothuajse plotësisht i ekspozuar.
Një njollë e thatë, e kuqërremtë në kafe pranë majës shënon ku uji dikur arrinte më shumë se një dekadë më parë.
Z. Leonard Siamubotu, i cili ka udhëtuar në liqenin piktoresk për më shumë se 20 vjet, e ka parë ndryshimin.
Ndërsa niveli i ujit ra, ai zbuloi pemë të vjetra dhe të ngordhura që ishin zhytur plotësisht në ujë për vite pas ndërtimit të murit.
“Unë po e shoh këtë pemë për herë të parë”, tha ai për njërën që u shfaq në mes të liqenit.
Niveli i ujit të liqenit rritet dhe bie natyrshëm me sezonin, por zakonisht duhet të rritet me rreth gjashtë metra pas reshjeve.
Niveli ka lëvizur më pak se 30 centimetra që nga sezoni i fundit i shirave, i cili pati pak shi, thanë autoritetet.
Ata shpresojnë se reshjet e këtij viti, të cilat pritet të nisin në nëntor, do të jenë më të mira.
Por ata vlerësojnë se do të duhen edhe tre vite të tjera që Kariba të rifitojë plotësisht kapacitetin e saj hidroelektrik.
Ekspertët thonë gjithashtu se nuk ka asnjë garanci që këto shira do të vijnë dhe se është e rrezikshme të mbështetesh në ndryshimin e klimës, duke qenë se Zambia ka pasur probleme energjetike për shkak të thatësirave në të kaluarën dhe ato po përkeqësohen me kalimin e kohës.
“Kjo nuk është një zgjidhje ... thjesht të ulesh dhe të presësh natyrën” tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments