Torino, Itali | Z. Fatmir Isufi, me moshë 51 vjeç, vdiq në vendin e punës, si pasojë e shembjes së një vinçi.
Nga Korso (Corso) Unità d'Italia dëgjoheshin britmat e kolegut: ai bërtiste dhe qante ndërsa zjarrfikësit lëviznin vinçin i cili rreth orës 20:30 të ditës së mbrëmshme shtypi 51-vjeçarin Fatmir Isufi.
Z. Isufi ishte banues në Arkore (Arcore), Monxa Brianxa (Monza Brianza).
Ai punonte prej gati 30 vitesh në Palinjeo of Karpenedolo ((Palingeo of Carpenedolo), në Breshia, një kompani ndërtimi e specializuar në gjeoteknikë, e cila, së fundimi u listua në bursë.
Sipas rikonstruksioneve fillestare të autoriteteve italiane të hetimit penal, z. Isufi, njëri nga dy djemtë e tij dhe një koleg i tretë, ishin duke kryer punime.
Ata po përdornin një vinç të lëvizshëm, të llojit që qëndron në shina, i cili, për arsye ende të paqarta u përmbys dhe përfundoi në gropën ku ndodhej z. Isufi.
Kolegët ngritën alarmin dhe përveç policisë dhe zjarrfikësve, në vendngjarje ka mbërritur edhe stafi i Spresal, shërbimi për parandalimin e aksidenteve ASL.
Do të jenë të gjithë, të koordinuar nga hetuesit e Prokurorisë së Torinos, të cilët, do të konstatojnë se çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme.
Në Korso (Corso) Unità mbërritën ambulancat e Kryqit të Kuq. Punonjësit shëndetësorë nuk mundën të bënin asgjë për z. Isufi, por, shpëtuan dy kolegët që e panë z. Isufi të vdiste para syve të tyre.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments