FAQJA E AGJENCISË TELEGRAFIKE VOX (VOKS) NË RRJETIN SOCIAL VIRTUAL FACEBOOK ËSHTË NËN SULM KIBERNITIK.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 3
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Faqja e Agjencisë Telegrafike Vox (Voks) në rrjetin social virtual Facebook është nën sulm kibernitik.
Janë me dhjetëra njoftime që na bëjnë me dije se postimet tona po raportohen se janë në kundërshtim me politikat e botimit.
Kur krejt e kundërta është e vërtetë.
Agjencia Telegrafike Vox (Voks) po sulmohet nga:
1- Brigadat digjitale të subjekteve politike pushtet-mbajtëse dhe pushtet-kërkuese në Republikën e Shqipërisë.
2- Agjentura shqiptare e Krimit Ordiner.
3- Agjentura filo-serbe dhe filo-ruse që vepron në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe të asaj të Kosovës.
4- Agjenturat fetare të natyrave ekstremiste islamike ose jo që veprojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe të asaj të Kosovës.
5- Agjentë të konkurentëve të ndryshëm në fushën mediatike.
Pamvarësisht se shumë prej postimeve të Agjencisë Telegrafike Vox (Voks) po ulen në shkallën e dukshmërisë nuk do të dekurajohemi nga sulmet dhe nga raportimet e pabaza.
Përkundrazi.
I bëjmë thirrje Facebook-ut që të shqyrtojë me rigorozitet ankimet tona dhe të tregohet i paanëshëm në vendim-marrje.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments