top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FAMILJA GEXHA NGA GJAKOVA KËRKON NDIHMË PËR GJETJEN E GAZMIR GEXHËS | ËSHTË LARGUAR NGA BANESA MË 04.06.2025 | AGJENCIA TELEGRAFIKE VOX KUMTON SE AI ËSHTË ARRESTUAR NGA POLICIA E SHTETIT NË KAVAJË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 16
  • 2 min read

Gjakovë, Republika e Kosovës | Familja Gexha nga Gjakova kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e:

1- Z. Gazmir Gexha, me moshë 35 vjeç.


Ai u largua nga banesa në agimin e datës 4 qershor të vitit 2025, rreth orës 02:00, dhe qysh prej atëhere nuk dihet asgjë për të.


Ai ka këto tipare fizike:

1- Ngjyra e flokëve: të zeza.

2- Ngjyra e syve: të kaltër.

3- Gjatësia: 1.68 cm.

4- Pesha: 60 kg.


Kushdo që ka info mbi vendndodhjen e tij është i lutur të kontaktojë:

1- Familjen.

2- Policinë e Republikës së Kosovës - në numrin 192.


Njoftim i Agjencisë Telegrafike Vox (Voks) | Në lidhje me njoftimin e Familjes Gexha, Agjencia Telegrafike Vox (Voks) bën me dije se ai është i arrestuar nga Policia e Shtetit e Republikës së Shqipërisë në Kavajë. 👇👇👇


Njoftim | Kavajë/Tentoi të vidhte në një automjet, gjatë natës, vihet në pranga 36-vjeçari.

 

36-vjeçari u kap nga shërbimet e Policisë, duke u larguar me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi.

 

Shpallet në kërkim pronari i këtij automjeti, i dyshuar si bashkëpunëtor i 36-vjeçarit.

 

Sekuestrohet automjeti.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetas, se kishin tentuar të vidhnin në automjetin e tij, në fshatin Luz i Vogël, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Nga hetimet dyshohet se mbrëmjen e djeshme, shtetasi G. G. ka tentuar të vjedhë sende personale nga automjeti i parkuar pranë një karburanti, në fshatin Luz i Vogël.

 

Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë e kanë kapur në flagrancë shtetasin G. G., duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin në pronësi të shtetasit S. B., i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtor i 36-vjeçarit, për këtë vjedhje.

 

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi G. G., 36 vjeç, banues në Kosovë, dhe u shpall në kërkim shtetasi S. B., 39 vjeç.

 

Punohet për kapjen e tij.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja", mbetur në tentativë dhe "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt", thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page