Etiopi | Të paktën 19 veta humbën jetën në Etiopi kur një varkë u përmbys në një lumë në rajonin verior të Amharasë.
“Shtatë persona të tjerë, përfshirë një fëmijë, u shpëtuan në rrethana të vështira”, raporton Amhara Media Corporation (AMC), duke cituar administratorët vendas.
Aksidenti ka ndodhur në lumin Tekeze, i cili shënon kufirin mes Etiopisë dhe Eritresë para hyrjes në territorin e Sudanit, në pikën që shënon kufirin mes tre vendeve.
Vlerësohet se në bordin e varkës, e cila po kalonte rrugën ujore, ishin 26 veta, me përjashtim të shtatë të shpëtuarve, janë konfirmuar dy të vdekur, trupat e të cilëve janë shtruar në spital dhe 17 të tjerë janë ende të zhdukur.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments