Tiranë, Shqipëri | Ish-funksionari i lartë i Policisë së Shtetit Erzen Breçani u paraqit në Prokurorinë Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar (SPAK).
Ai ndodhet në masë sigurimi “arrest shtëpie”.
Ish-zëvendësdrejtori i policisë së Tiranës u arrestua në muajin nëntor të vitit 2023 me urdhër të SPAK-ut i dyshuar se ka kryer veprën penale “përkrahje e autorit të krimit” dhe “pastrim parash”.
Gjithashtu, u arrestuan edhe:
1- Z. Dedan Gjoni, ish-shefi i krimeve në komisariatin numër 6, të DVP Tiranë.
2- Z. Bujar Ajeti.
3- Z. Besmir Murtati.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments