top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ERJON MERA U EKSTRADUA DREJT ITALISË | GJYKATA E NAPOLIT I KA SHQIPTUAR DËNIM PENAL ME 8 VJET 6 DITË BURG: GRABITJE ME ARMË + VRASJE E MBETUR NË TENTATIVË + ARMABAJTJE PA LEJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 22, 2025
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit ekstraduan drejt autoriteteve italiane të Drejtësisë Penale:

1- Z. Erjon Mera.


Njoftim | Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “The Wanted.


Arrestohet me qëllim ekstradimi në Itali një 33-vjeçar, i dënuar me 8 vite nga Gjykata e Napolit, për ‘Grabitje me armë”, “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Armabajtje pa leje”.


Si rezultat i një pune të mirorganizuar operacionale, të kryer në koordinim me homologët italianë, pas shkëmbimit të informacioneve nëpërmjet strukturave të Interpol Tiranës, me Interpol Romën, Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit, në bashkëpunim me Seksionin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në vijim të operacionit “The Wanted”, arrestoi me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. M., 33 vjeç.


Gjykata e Apelit të Napolit e ka dënuar 33-vjeçarin, me 8 vjet e 6 ditë burgim, për veprat penale “Grabitje me armë”, “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Armabajtje pa leje”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.


Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page