top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

ERDI LIKA E BLINTE DROGËN E LLOJIT “LSD” NË SERBI DHE E SHISTE NË KLUBET E NATËS NË TIRANË | U ARRESTUA NË KUADËR TË OPERACIONIT POLICOR “TEMPULLI 4”.

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Erdi Lika.

 

Ai u arrestua në kuadër të operacionit “Tempulli 4”.

 

Ai dyshohet si tregtar i drogës “LSD”, e cila, porositej në internet, të cilën ai e shpërndante edhe me motomjete që shërbejnë për transport dërgesash (delivery).

 

Arrestimi i tij u krye më 10 shtator 2024, sapo mori në dorëzim drogën sintetike të llojit LCD, e cila i mbërriti nga Serbia përmes shërbimit postar.

 

Hetime e sektorit të antidrogës në DVP Tiranë zbuluan se z. Lika e blinte drogën sintetike në uebsaite online.

 

Nga verifikimet ka rezultuar se ai çdo 10 ditë blinte rreth 300 doza, të cilat më pas i shiste në Tiranë kundrejt shumës prej 3000 mijë lekësh të rinj doze, kryesisht në lagjen që njihet si “Ali Demi” dhe “Blloku”, ku shitej më së shumti kjo lloj droge.

 

Tregtimi i saj bëhej kryesisht në lokalet e natës.

 

Blerësit e saj ishin në pjesën më të madhe individë me të cilët kishte njohje 20-vjeçari, të cilëve u merrte porosinë përmes rrjetit social virtual Instagram.

 

Klientëve të panjohur pasi u merrte porosinë e dozave ua dërgonte përmes motomjeteve të shërbimit taksi për të mos rënë në kontakt me individë të cilët mund ta dekonspironin.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commenti

Valutazione 0 stelle su 5.
Non ci sono ancora valutazioni

Aggiungi una valutazione
bottom of page