top of page
E BARDHË SHIRIT.png

EPISODE NGA AKTET PROCEDURIALE PENALE TË SPAK-ut NË LIDHJE ME KOMUNIKIMET MES SUEL ÇELËS DHE GAZETARIT HETUES ARTAN HOXHA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 26, 2024
  • 11 min read

Updated: Nov 27, 2024

Tiranë, Shqipëri | Episode nga aktet proceduriale penale të Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në lidhje me subjektet kriminalë të përfshirë në komunikime.

 

Pjesë nga aktet proceduriale penale të SPAK-ut.

 

Suel Çela kujdesej për Artan Hoxhën si për anëtarët e tjerë të organizatës kriminale”, thuhet në dosje.

 

Gazetari hetues Artan Hoxha me SkyEcc, i cili, është vendbisedimi (chat-i) i kriminelëve. Me z. Suel Çela ata inskenuan kërcënimin me mesazhe dhe foto dhe përgatitën skaletën e emisionit “Opinion” nën drejtimin e z. Bledi Fevziu.

 

Gazetari Artan Hoxha kishte vetë një llogari në platformën e koduar Sky Ecc dhe bisedat i zhvillonte po vetë direkt me kreun e organizatës kriminale ndërkombëtare, z. Suel Çela, i njohur ndryshe edhe si Marius Lulaj, i cili, i paguante gazetarit edhe abonimin e shërbimit të shtrenjtë telefonik siç e bënte për çdo anëtar tjetër të entitetit të tij kriminal, për të garantuar bisedat sekrete.

 

Bashkëpunimi i tyre në dosjen e SPAK pasqyrohet përmes komunikimeve për një kohë shumë të gjatë, me gazetarin që i shërbente, merrte informacione dhe e takonte herë pas herë.

 

Përgatitja për në emisionin “Opinion”, z. Suel Çela udhëzon z. Artan Hoxha që të sulmonte rivalët e tij, Çapjat.

 

Vetë Suel z. Çela që në mëngjes paralajmëronte një emision “flakë”, Opinion në Tv Klan, natën e 6 shkurtit, pasi siç ka vërtetuar vetë më pas SPAK vetë ka bërë skaletën e diskutimit.

 

Pasditen e para emisionit i dërgon personalisht z. Artan Hoxha një foto të shkrepur në Hotel Univers, që i përkiste familjes rivale të Çapjave.

 

Në fotografi shfaqet kryeministri Rama me një prej krerëve të Çapjave, Ardian Çapja.

 

Botimi i kësaj fotoje shkaktoi një debat shumë të madh në atë kohë me akuza të lidhjeve të kryeministrit Edi Rama me krimin e organizuar.

 

Por çfarë ndodhur sipas dosjes së SPAK?

 

Z. Suel Çela i dha fotografinë edhe në watsapp gazetarit hetues Artan Hoxha, i cili, do të merrte pjesë në opinion atë darkë dhe sipas SPAK-ut e udhëzon atë që ta sulmojë ashpër Kryeministrin Edi Rama.

 

Nxirja maskën këtij k*vës që bën si Ismail Qemali”, i thotë ai.

 

Në një moment z. Suel Çela i thotë z. Artan Hoxha që të që nga studio e Opinion të përmendë të penduarin e drejtësisë i cili dyshohet së do të deshmojë kundër z. Ardjan Çapja dhe z. Florenc Çapja.

 

Z. Marjus Lulaj i premton gazetarit hetues Hoxha se ditën që vjen i penduari i drejtësisë në Shqipëri, z. Artan Hoxha do të marrë shpërblimin e tij.

 

Pasi i ka dhënë instruksionet gazetarit hetues Artan Hoxha, z. Suel Çela shikon në darkë “Opinionin” të cilin e komenton me bashkëpunëtorët e tij dhe shprehet shumë i kënaqur me mënyrën se si z. Hoxha po e mban emisionin.

 

Në një moment i shkruan z. Klaus Matishi ku i shkruan"...po e shef opinjon...hahahaha...prredh e...trrim asht”.

 

Gjatë kohës që emisioni zhvillohej, z. Suel Çela komunikonte me z. Artan Hoxha live, dhe e instruktonte për ato që duhej të thoshte.

 

"...ja shkrujta qe ka ndejt per drrek ne resort univers e skan pagu...po se ka pa tel...kaloj tani...se ban mu te ndërhy jasht temes...e mbajti 50 min punen e fotos....prredh shkoi...".

 

Në përfundim të emisionit z. Suel Çela i njohur ndryshe edhe si Marjus Lulaj i shkruan sërish z. Klaus Matishi: "...I sek se me ate po shkruj...po ded...perfekt shkoi...se mendova do shkonte kaq bukur...".

 

Më pas ai ia dërgon të plotë bisedën e realizuar në SKYECC me Artan Hoxhën, ku gazetari i thotë se i ka shkruar në telefon edhe kryeministri Rama dhe z. Ardjan Çapja.

 

Z. Suel Çela e përgëzon gazetarin hetues Artan Hoxha për qëndrimin e mbajtur në studio dhe i shkruan se të nesërmën do t’i dërgojë një person me emrin Skënder Sufaj për t’i dhënë shpërblimin. 

 

"shkoi perfekt nuk e mendova qe do shkonte aq bukur je strateg...".

 

...te jap dicka...se zdoja te vin njerzit e mi...naten e mir zotni ifalenderoj paca...falimnerit zotni dhe un te kam sh mik deren ton e ke hap 24 or...".

 

Në vijim ai e nxit qe sa here ti jepet rasti të permendë të penduarin e drejtësisë.

 

Çfarë ka thënë në atë emision gazetari hetues Artan Hoxha?

 

Ky këtu është Ardjan Çapja, kjo është faqja në Instagram e biznesit që ka ky personi. Ky këtu është Kryeministri i Shqipërisë. Në ndryshimet e ligjit, pika 14 thotë se çdo gjyqtar apo prokuror që konstatohet, apo shoqërohet me persona nën hetim do të penalizohet dhe lë detyrën.

 

Zakonisht Edi Rama akuzohet se ka lidhje me Çelat, madje edhe ish- Kryeministri Berisha e ka akuzuar se ka favorizuar dhe ka lidhje me Çelat dhe i ka shfrytëzuar kur ka ardhur në pushtet.


Çapjat janë akuzuar se kanë marrëdhënie me PD-në. Në datën 25 nëntor, kur kryeministri Rama prezantonte KÇK-në, ngjarja që ai iu referua, ishte ngjarja që kiahte se bënte me lirimin e nipit të Ardian Capias, i cili u lirua 5 ditë më parë, në datën 20 nëntor, nga … Tomorr Kullolli i Elbasanit.


Dhe Edi Rama atë ditë tha, ne nuk do te lejojmë më, që banditë, bosë të krimit të hyjnë me pranga në gjykatë dhe të dalin me duar në xhepa që në seancën e parë, kur për atë person dhe për atë grup shteti shqiptar ka 6 muaj që një person të penduar, i cili ka marrë pjesë në një vrasje ku janë varë dy persona, Gentian dhe Nezir Begiri, babë e bir, që ishin në ruajtje nga Policia e Shtetit në vitin 2012 dhe ky person ka qenë bashkëautor i asaj ngjarje dhe shteti shqiptar, prokuroria i ka ofruar mbrojtje.....


Prit... dhe Edi Rama thotë tek KÇK-ja atë ditë, ndërsa shteti i ka ofruar mbrojtje një personi të tillë për të luftuar krimin e organizuar, gjyqtari vete e liron këtë person.


Dhe sapo del lista direkt ky person, i është lexuar emri dhe është thënë ekzaktësisht, ky person akuzohet që në bashkëpunim ka marrë pjesë në një seri vrasjes, të ndodhura nga vitit 2009 deri në vitin 2016.


Këtij personi i janë bërë 2 herë attentat. Realisht ndaj tij nuk ka dënim mesa di unë, por në deklaratën që ka lexuar, zëdhënësia e OFL-së, e ka përcaktuar qartë, që ky person dhe grupi shoqëror i tij, farefisi. dhe pasuritë e til janë objekt i ligjit...”.

 

SPAK-u thotë këto deklarata të z. Artan Hoxha përmbajnë të dhënat që i janë përcjellë nga z. Marjus Lulaj, po ashtu edhe foto që ka botuar në emision.

 

Vetëm 4 ditë më pas, në një intervistë në Abcnews z. Artan Hoxha sulmon sërish familjen Çapja, teksa thotë se nuk është administruar dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë Ervis Bardhi, në vendimin e gjykatës që shpalli të pafajshëm z. Florenc Çapja, nipin e z. Ardjan Çapja.

 

Pas kësaj interviste merr një super lavdërim nga ana e z. Suel Çela.

 

Mjeshtër ma i forti shqipri...i çoj nai ven nai dhuratë ka qef maron, i bleva një kamer trupi...u kënaq”, i shkuan z. Çela, z. Klaus Matishi.

 

Më pas falënderon vetë personalisht gazetarin.

 

Përshëndetje Zotni, i bërë një shpëlarje sot hahah...ahahah. shpar e dëgjova në yuoutube...ah ky shtet bastard...kta janë fasad, ju mjafton vetëm shoi”.

 

Bashkëpunimi i z. Artan Hoxha dhe i z. Suel Çela i kalon kufijtë e realitetit dhe bëhet i denjë për një skenar filmi kur fillojnë dhe inskenojnë gjoja një kërcënim në dëm të gazetarit.

 

Më 12 shkurt 2020, z. Suel Çela komunikon me z. Artan Hoxha dhe teksa i shprehet entuziast se grupi rival, ai i Çapjave, po shkon i gjithë në burg i kërkon numrin e telefonit ku do t’i duhet të dërgojë mësazhin gjoja kërcënues.

 

Më ço numrat e tel ku duhen cu sms...të bi sms nga Anglia. Dhe nga zona e Çapjave, aty e çoj njeriun, të niset sms nga ajo zona aty fiks”.

 

Z. Suel Çela e pyet gazetarin hetues Artan Hoxha madje edhe për orarin kur duhet dërguar, që të bëhet edhe më i besueshëm.

 

Ideja e mesazhit të kërcënimit jepet vetë nga gazetari ndërsa mesazhet duheshin çuar edhe te numri i tij, edhe te numri i ABC news ku punonte në atë kohë.

 

Mesazhi do të dërgohej nga jashtë vendit, në zonën ku rrinin anëtarët e grupit rival të Çapjave.

 

Kjo përveçse do ta bënte të besueshëm kërcënimin por edhe në rast hetimi, qëlizat telefonike do të tregonin pikërisht zonën duke i bërë Çapjat të dyshuarit kryesorë.

 

Në po të njëjtën bisedë ata flasin edhe se çfarë duhet të thotë z. Artan Hoxha një ditë më pas po në Opinion përballë kryeministrit Rama.

 

I thotë se duhet t’i përmendë se i vijnë ankesa nga njerëzit që institucionet ligjzbatuese nuk bëjnë detyrën.

 

Për të gjitha këto zhvillime z. Suel Çela nuk e fsheh entuziazmin, teksa një ditë më pas i shkruan z. Klaus Matishi se “nuk mbahet kok lopa, zjarr është”.

 

Ideja e një kërcënimi me një mesazh bëhet edhe më domethënës kur gazetarit hetues Artan Hoxha i vjen në mendje një tjetër plan.

 

Dikush duhet ta fotografonte dhe t’ia çonte që të dukej sikur grupi i Çapjave po e mbante në vëzhgim.

 

Në momentin që do të nisej mesazhi i kërcënimi do t’i nisej edhe fotoja që gjoja ishte në vëzhgim.

 

Pas kësaj nis plani, z. Suel Çela dërgon njerëz dhe z. Artan Hoxha del nëpër Tiranë.

 

Fotografitë bëhen dhe mesazhi kërcënues niset direkt për në numrin e redaksisë së ABCnews, ndërsa plani ishte që te numri i z. Artan Hoxha të dërgohet gjatë kohës që do të ishte në emision live përballë kryeministrit Rama.

 

Z. Suel Çela i merr mendim gazetarit hetues Artan Hoxha edhe për përbërjen e mesazhit kërcënues, se si duhet të ishte teksti.

 

Mesazhi në drejtim të redaksisë së televizionin ishte nisur nga Londra me përbërje “"degjoni me vemendje te gjith ju så televizjon bastard me ne krye bastardin tan hoxha ka ardhur koha te mbani pergjesit per halten ge hidhni ndaj familjes ton nuk esht familja capja si na prezantoni ju me tan kurven keni i jav per nje foto na ngatrroni me politiken. te leni te sigurt ne zdo falim asnji ge na sulmon padrejtsisht neve nese doni e kthejm dhe ne personale...".

 

Ndërsa mesazhi që do t’i dërgohej z. Hoxha do të kishte këtë përmbajtje: “Tan hoxha ke kaq muaj qe hedh balt padrejtsisht mbi familjen ton tani po na fajson per lidhje me politikan per te miren tende ben mir ge sot perball kryeministrit mos e permendesh ne asnje moment emrin e familjes ton, e dim ku jeton ti femijet familjaret e tu mos na detyro ta kthejm ne personale", i cili do të shoqërohej me 2 fotografi para një banke.

 

Më pas, gazetari hetues Artan Hoxha pasi mbron botërisht z. Suel Çela, e thotë drejtpërsëdrejti në emisionin Opinion se e kanë kërcënuar, ndërsa kjo bëhet lajm edhe në portale.

 

Në mbrëmje pas emisionit, z. Suel Çela shprehet i kënaqur me atë që ndodhi, teksa i shkruan sërish z. Klaus Matishi dhe i thotë se për këtë që z. Hoxha ka bërë ka planifikuar ta shpërblejë.

 

"U ... mundu kok lopa...e bani tveten...ded ste le rama esht mjeshter per cperqendrim...skishte ca thante me shum...ai po munohet...ai ka dhe vet interes ktu...se ne kte menyr ngre alarmin dhe e di qe smeret me njeri me ate...do i coj nai lek neser...".

 

Z. Suel Çela e njofton z. Artan Hoxha se përmes një personi i cili është njohje e përbashkët e tyre, z. Skender Sufaj, do t'i dërgonte një zarf.

 

Z. Artan Hoxha ndikonte te gazetarët e tjerë, për një rast vetë z. Suel Çela i dha 15 mijë euro.

 

SPAK-u jep edhe shumë episode të tjera të z. Artan Hoxha, teksa thotë se i ka shërbyer z. Suel Çela dhe organizatës së tij kriminale.

 

Episodet kanë të bëjnë me publikimin e lajmeve të caktuara në dëm të anëtarëve të grupit rival.

 

Bisedat e z. Suel Çela me z. Artan Hoxha zhvillohen edhe për proceset gjyqësore të z. Çela, ndërsa i kërkonte gazetarit hetues që të ndërhynte edhe te kolegët e tjerë gazetarë.

 

Në një rast kërkon të ndërhyje për heqjen e një lajmi kundër biznesmenit Bujar Shega, që ishte publikuar në një emision të gazetatir S. K.

 

Z. Çela insiston se z. Bujar Shega nuk ka asnjë lidhje me zhdukjen e një personi për të cilin emisioni po bënte një cikël emisionesh, që sipas z. Suel Çelës ishte gjallë.

 

Për këto ngjarje por edhe për shumë të tjera z. Suel Çela e mbante me në koherent me informacione z. Artan Hoxha.

 

Informacione konkrete për ngjarje të rënda kriminale si atentati ndaj z. Ardjan Çapja, vrasja e z. Florjan Lamçe nga z. Sokol Sanxhaktari, vrasja e z. Regis Runaj etj.

 

SPAK-u evidenton edhe raste kur z. Artan Hoxha është takuar personalisht me z. Suel Çela, në disa raste të ndryshme në verë-vjeshtë 2020.

 

Vetë z. Suel Çela i siguronte transportin, teksa e priste në Elbasan.

 

Takimet kryesisht lidhen me heqjen e disa lajmeve të publikuara në media online për një personazh të lidhur me z. Eldi Dizdarin, i dyshuar për trafik ndërkombëtare droge.

 

Artan Hoxha investohet që të flasë edhe me gazetarin që ka folur fillimisht për këtë çështje, F.V.

 

BISEDA 29 SHTATOR 2020.

Artan Hoxha: Sot nuk paska gje te re, thjeshte i jane referuar qellimisht asaj qe u tha javen e kaluar, po po nuk ka gje te re, puna eshte te mos e permendim me se ajo e javes kaluar iku.

 

Marjus Lulaj (Suel Çela): po pra, po ja hienat spo e len po vazhdojn.

 

Artan Hoxha: po pra besoj se keta qe po i bien mbrapa ishin te interesuar per sulmin.

 

Marjus Lulaj (Suel Çela):  mir zotni shife sa ma shpejt te myllej mir do ishte, mesa duket po, do ishte mir ta merrnin vesh kush shtyn per kte tna trregonte flamur.

 

Artan Hoxha: po prandaj po e pres kaq gjate.

 

Për të shmangur sa më shumë lajmet për personazhin që i referohen si “Lushnjari|” i është kërkuar z. Artan Hoxha që të komunikojë me gazetarin hetues Elton Qyno.

 

Z. Artan Hoxha më në fund komunikon me gazetarin F. V teksa për këtë komunikim i raporton z. Suel Çelëa.

 

BISEDA 2 TETOR 2020.

Z. Artan Hoxha: Kam qene ne aksion nga veriu per pune hashashi tani mberrita ne nje shtepi, gjermanet po merren me kete punen e Artan Shkembit dje Aleksander Prronit. Me Flamurin fola gjate mbreme vone nga ora 3 i nates. E mbylla me te per detaje te flas nga afer, degjohemi neser.

 

Marjus Lulaj (Suel Çela):  pershendetje zotni, ok sh mire.

 

Disa ditë më pas, Suel Çela e fton në takim Artan Hoxhën ku do t’i jepte personalisht shpërblimin, 15 mijë euro.

 

SPAK thotë gazetari hetues Artan Hoxha është takuar me z. Marjus Lulaj, ky i fundit shprehet se do t'i japë një shumë prej 15 mijë eurosh.

 

Nga biseda dyshohet se gazetari F.V ka informacion të zgjeruar mbi aktivitetin ekonomik të disa individëve të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, për të cilat do kishte folur në Opinion.

 

Suel Çela kujdesej për Artan Hoxhën si për anëtarët e tjerë të organizatës kriminale”, thuhet në dosje.

 

Për marrëdhënien e gazetarit investigativ Artan Hoxha me kreun e organizatës kriminale Suel Çelën SPAK e nënvizon edhe kur thotë se “Marjus Lulaj kujdeset që Artan Hoxha të jetë i pajisur me SkyEÇ njësoj siç kujdeset edhe për anëtarët e tjerë të organizatës së tij kriminale. Evidentohet në shumë raste që Marjus Lulaj apo Mario Çela janë personat që kujdesen për rinovimin e shërbimit të SkyBÇ tek bashkëpunëtorët e tyre në aktivitet kriminal”.

 

SPAK-u jep edhe dëshminë e z. Erion Alibej, i penduar i drejtësisë, që konfirmon marrëdhënien e z. Artan Hoxha me z. Suel Çela përmes z. Skënder Sufaj.

 

Ky i fundit në shumë raste i dërgonte para z. Hoxha duke i dërguar përmes vajzave të ndryshme, metodë të cilën e kishte dëshmuar edhe vetë z. Erion Alibej.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Fotoja e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama me z. Ardjan Çapja të furnizuara nga z. Suel Çela dhe të transmetuara nga gazetari hetues Artan Hoxha.

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page