top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

ENTI MEDIATIK SKY NEWS ARABIA: AGJENCIA IZRAELITE E SPIUNAZHIT MOSSAD MODIFIKOI RADIOMARRËSET PËRPARA DORËZIMIT | EKSPLOZIV NË BATERITË QË JANË LEJUAR TË MBINXEHEN.

Arabia Saudite | Enti mediatik Skai Njuz (Sky News Arabia) citon burime që thonë se sulmi në shkallë të gjerë në Liban ishte i mundur për shkak se agjencia izraelite e spiunazhit Mossad kishte në zotërim pajisjet e komunikimit të Hezbollahut përpara se ato t'i dorëzoheshin grupit terrorist.

 

Sipas burimit, agjencia izraelite e spiunazhit vendosi një sasi Petn, një material shumë shpërthyes, në bateritë e pajisjeve dhe i shpërtheu duke rritur temperaturën e baterive nga larg.

 

Më parë, enti mediatik Wall Street Journal raportoi se disa anëtarë të Hezbollahut ndjenë se radiomarrëset e tyre po nxeheshin dhe i nxorrën jashtë para serisë së shpërthimeve.

 

Enti mediatik Al Jazeera citon një burim libanez sigurie të ketë thënë se pesha e eksplozivit të vendosur në secilën pajisje ishte më pak se 20 gramë dhe se radiomarrëset e shpërthyera ishin importuar pesë muaj më parë.

 

Një hetim se si u aktivizua ngarkesa shpërthyese është duke u zhvilluar”, shtoi burimi.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page