Romë, Itali | Kryeministrja e Republikës së Italisë, Xhorxha (Giorgia) Meloni ka fituar titullin e personit më të fuqishëm në Evropë, të dhënë nga gazeta “Politico”, në renditjen e saj vjetore për vitin 2025.
Kë telefononi nëse doni të flisni me Evropën? Nëse jeni Illn Mask (Elon Musk), njeriu më i pasur në botë dhe këshilltari kryesor i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Danlld Tramp (Donald Trump), numri për t'u telefonuar është ai i Xhorxha (Giorgia) Meloni.
Gazeta ndërkombëtare e kurorëzoi kryeministren italiane si personin më të fuqishëm në Evropë për vitin 2025, duke e cilësuar atë si interpretuesen perfekte të zeitgeistit, frymës së kohës, gjithnjë e më radikale që lulëzon në të dy anët e Atlantikut.
“Në më pak se një dekadë, udhëheqësja e krahut të djathtë të Vëllezërve të Italisë ka kaluar nga shkarkimi si një e çmendur ultranacionaliste në të zgjedhurën kryeministre të Italisë, duke u vendosur si një figurë me të cilën Brukseli dhe tani Uashingtoni, mund të bëjnë biznes”, thekson gazeta në një përshkrim të gjatë, që gjurmon ngritjen e kryeministres Meloni, dhe fazat kryesore të dy viteve të qeverisjes së saj, të cilësuara si një nga më të qëndrueshmet që ka ekzistuar ndonjëherë në Italinë e pasluftës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments