Bruksel, Belgjikë | Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje për t'i dhënë fund mosmarrëveshjes për importin e naftës së papërpunuar ruse përmes tubacioneve për shkak të sanksioneve të reja të naftës të Kievit.
Marrëveshja – raporton enti mediatik Politico - parashikon që kompania ruse e energjisë Lukoil, produktet e së cilës aktualisht janë të përjashtuara nga hyrja në Ukrainë, do t'ia shesë naftën e saj gjigantit hungarez Mol, i cili më pas do të jetë në gjendje ta transportojë atë përmes Ukrainës në Bashkimin Europian.
“Kompania Mol njoftoi se aktualisht është pronare e produktit që kalon tranzit në Ukrainë dhe ne jemi të lumtur për këtë”, tha kryeministri ukrainas Denis Shmihal (Denys Shmyhal).
Kjo nuk është një kompani ruse, por kompania Mol që tranziton produktin e saj përmes sistemit ukrainas.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Kommentare