top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

ENTI MEDIATIK KOHËRAT FINANCIARE (FINANCIAL TIMES): RUSIA PËRGATITI MARINËN PËR SULME BËRTHAMORE NË EVROPË KUNDËR 32 OBJEKTIVAVE.

Londër, Britani e madhe | Enti mediatik Kohërat Financiare (Financial Times) tha se Rusia përgatiti marinën për sulme bërthamore në Evropë.

 

Kjo u zbulua nga dokumentet e paraqitura para pushtimit të Ukrainës.

 

Rusia ka trajnuar marinën e saj për të goditur objektet në zemër të Evropës me raketa me majë bërthamore, në një konflikt të mundshëm me NATO-n.

 

Enti mediatik i sipërcituar e zbuloi këtë duke cituar dokumente sekrete që kishte parë.

 

Hartat e objektivave të tilla si bregdeti perëndimor i Francës dhe ai Berou-in-Fërnes (Barrow-in-Furness) në Mbretërinë e Bashkuar janë të detajuara në një prezantim vetëm për oficerët përpara pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës”, raporton enti mediatik, duke shpjeguar se hartat të bëra për qëllime ekspozite dhe jo për përdorim operacional, ilustrojnë 32 objektivat e NATO-s në Evropë për flotat detare ruse.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page