ENTI MEDIATIK FRANCEZ “LE MONDE”: PARISI MUND TË DËRGOJË 6000 USHTARË NË UKRAINËN E PASLUFTËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 10
- 1 min read

Paris, Francë | “Dy ditë pas samitit të ‘Koalicionit të të Vullnetshmëve’, Presidenti Emanuel Makron u takua me dyer të mbyllura me të gjitha forcat politike të përfaqësuara në Parlament për t'u paraqitur atyre planin për të vendosur disa mijëra ushtarë francezë në Ukrainë, sapo të arrihet një marrëveshje paqeje.
Sipas znj. Mathilde Pano, udhëheqëse e grupit parlamentar ‘France Insoumise’ Franca mund të dërgojë gjashtë mijë (6000) ushtarë në Ukrainë”.
Kështu raporton enti mediatik francez “Le Monde”.
Në takim morën pjesë gjithashtu Kryeministri, Ministri i Forcave të Armatosura, Shefi i Shtabit dhe presidentët e Asamblesë Kombëtare dhe Senatit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments