Londër, Britani e Madhe | Me atë që ka ndodhur në luftën në Ukrainë së fundmi, një pyetje pa përgjigje mbetet se si do t'i përgjigjet Putini pushtimit të forcave ukrainase në Kursk.
Një pyetje edhe më serioze është nëse Putini mund të vendosë armë taktike bërthamore për të dëbuar trupat tokësore të Ukrainës.
Z. Methju Sevill (Matthew Savill) nga Instituti Britanik i Shërbimeve Mbretërore të Bashkuara iu përgjigj BBC-së: “Këtu hyjmë në fushën e spekulimeve të gjera. Rusët kanë bërë vazhdimisht kërcënime me armë bërthamore. Ukrainasit do të argumentonin se ata e kanë quajtur bllofin e Rusisë disa herë.
Rusët nuk do të hezitonin të përdornin fuqi serioze zjarri brenda Rusisë në zonat e tyre urbane për të dëbuar ukrainasit. Por është e vështirë të shohësh rusët duke përdorur një armë bërthamore taktike në tokën e tyre.
Ata mund të kërcënojnë Ukrainën me të, por në realitet hakmarrja e tyre kundër Ukrainës ka më shumë gjasa të jetë një intensifikim i fushatës së sulmeve me rreze të gjatë kundër infrastrukturës, termocentraleve dhe objektivave të tjera politike të Ukrainës për t'i shkaktuar dhimbje politike Zelenskit, veçanërisht kur ai i afrohet dimrit”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments