Uashington, Amerikë | Zyrtarët evropianë presin që Irani së shpejti t'i dorëzojë Rusisë raketa balistike: kjo është ajo që shkruan enti mediatik Bllumbërg (Bloomberg), duke cituar burimet e tij dhe duke nënvizuar se do të ishte një hap që mund të provokonte një përgjigje të shpejtë nga aleatët e Ukrainës.
Irani furnizoi Rusinë me qindra dronë gjatë luftës së saj kundër Ukrainës, por transferimi i mundshëm i raketave balistike do të shënonte një zhvillim shqetësues në konflikt, sipas burimeve që folën në kushte anonimiteti.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
댓글