Uashington, Amerikë | Në një drekë në vitin 2018, presidenti francez Emanuel Makron e ftoi z. Pavel Durov të zhvendoste Telegramin në Paris, por sipërmarrësi me origjinë ruse refuzoi.
Kështu shkruan enti mediatik amerikan Wall Street Journal, duke cituar njerëz të njohur me diskutimet.
“Presidenti Makron madje mendoi t'i jepte atij shtetësinë franceze”, tha një nga njerëzit.
Gjithashtu sipas WSJ, në vitin 2017 inteligjenca franceze shënjestroi z. Durov në një operacion të përbashkët me Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili hakoi iPhone-in e tij.
Inteligjenca franceze ishte e shqetësuar për përdorimin e Telegramit nga Shteti Islamik për të planifikuar sulme terroriste.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments