top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ENTET MEDIATIKE “BILD” DHE “KYIV INDEPENDENT”: PUTIN PO PLANIFIKON TË SHPALLË FITOREN NDAJ UKRAINËS DHE NATO-s MË 24 SHKURT 2025; NË PËRVJETORIN E TRETË TË AGRESIONIT RUS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 21
  • 1 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Presidenti Vladimir Putin thuhet se po planifikon të shpallë fitoren ndaj Ukrainës dhe NATO-s më 24 shkurt 2025, në përvjetorin e tretë të agresionit rus.

 

Kjo u raportua nga entet mediatike “Bild” dhe “Kyiv Independent”, ndër të tjera, duke cituar informacione nga shërbimet e inteligjencës ukrainase.

 

Inteligjenca ushtarake ukrainase pretendon gjithashtu se Kremlini mund të përdorë bisedimet e fundit SHBA-Rusi në Arabinë Saudite për të imponuar kushtet e tij të paqes në botë, duke kërkuar të përshkruajë qeveritë në Evropë që mbështesin Kievin si armiq të paqes”, shkruan enti mediatik “Kyiv Independent”.

 

Asnjë vendim konkret nuk u njoftua pas takimit mes delegacioneve amerikane dhe ruse, por përjashtimi i Ukrainës ka ngritur alarmin në Kiev dhe Evropë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page