top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

ENEA THEMOLLARI VDIQ NË SPITAL PAS 3 MUAJSH REANIMACION | PËR SHKAK TË TRITOLIT QË U VU NË BANESËN E MOTRAVE NIKOLLI TË CILAT AKUZOJNË SI POROSITËS TË PENDUARIN E DREJTËSISË NUREDIN DUMANI.

Tiranë, Shqipëri | Z. Enea Themollari (Thomaraj) vdiq në spital pas tre muajsh qëndrimi në reanimacion.

 

Ai është viktimë e lëndës plasëse që u vu në banesën e mortave Nikolli me të cilat ishte fqinj.

 

Motrat Xhovana Nikolli dhe Alda Nikolli në Elbasan kishin marrë me qira një banesë në Elbasan të cilës iu vendos lëndë plasëse.

 

Ato kanë akuzuar si urdhërues të aktit kriminal z. Nuredin Dumani.

 

Lënda plasëse ishte vendosur në korridorin e katit të 4-t të pallatit, në derën e hyrjes në pronësi të një 59-vjeçari, ku jetonin me qira motrat Nikolli.

 

Znjsh. Xhovana Nikolli ishte shënjestër e sulmit kriminal me lëndë plasëse, sulm i cili ngjau në orët e para të mëngjesit të 14 korrikut 2024. Ajo konsiderohet edhe si një subjket që ka lidhje sentimentale me z. Amarildo Nikolli (Xhanej), i cili, dyshohet nga autoritetet e zbatimit të ligjit si vrasës me pagesë.

 

Ato fatmirësisht nuk u dëmtuan fizikisht, por, viktimë mbeti z. Themollari (Thomaraj) (me moshë 26 vjeç), i cili u plagos rëndë nga dera e banesës së tij pas shpërthimit.

 

Ai po qëndronte në gjendje kome në Spitalin e Traumës për shkak të plagëve që kishte marrë në kokë, por fatkeqsisht nuk mundi të mbijetojë.

 

Znjsh. Xhovana Nikolli në një video të botuar në rrjetet sociale virtuale ajo përmendte z. Nuredin Dumani dhe i bënte thirrje që të “mbante dashnoren e tij duke u shprehur se kishte probleme serioze me të”.

 

O Nuredin Dumani të bëj thirrje të mbash cik atë dashnoren tate ti, se po ta kapa kund nëpër Itali ore Nuredin Dumani… se ke idenë çfarë mund t’i bëj se më njeh mirë. A mirë? Mirë shpirti vogël, ik të përshëndes Nuredin Dumani. Shihemi pas 2 ditësh”, shprehej znjsh. Xhovana Nikolli.

 

Në një postim tjetër në rrjetet sociale virtuale, ajo deklaroi se pas sulmit kriminal qëndron kundërshatari i partnerit të saj sentimental, vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani.

 

S’je burrë, por k*rvë”, iu drejtua znjsh. Xhovana Nikolli, z. Nuredin Dumani (i cili ndodhet në burg me statusin e të penduarit të drejtësisë penale.

 

Burrni eshte t’merresh me femra! S’je burr po KURV! Un qa them se terheq mrapsht deri ne frymen e fundit! Nuk jam ajo femer un qe derzohem kaq leht, O Nuredin Dumani Hajde me hidh prap tritol, hajde vet ne qofte se je burr me bole mos nis klysha naten .. Se more n’qaf njerz te gabuar mor ordiner ..”, denoncoi znjsh. Xhovana Nikolli.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page