EMIGRANTËT E TRANSFERUAR NGA SHQIPËRIA NË BARI TË ITALISË BËNË ANKESAT E PARA | RRETH GJYSMËS SË 43 EMIGRANTËVE IU MOHUA E DREJTA E MBROJTJES NDËRKOMBËTARE (AZILIT).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 6, 2025
- 1 min read

Bari, Itali | Rreth gjysma e 43 emigrantëve të kthyer në Itali ditët e fundit nga qendra e riatdhesimit në Shqipëri kanë bërë ankim kundër refuzimit të kërkesës së tyre për mbrojtje ndërkombëtare.
Këtë mësoi agjencia italiane e lajmeve Ansa.
Emigrantët që vijnë nga Egjipti dhe Bangladeshi, mbërritën në Bari të shtunën e kaluar, pas vendimit të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit të Romës për të mos vërtetuar ndalimin e tyre në qendrën e Gjadrit, në Shqipëri.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments