top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ELBASAN: U ARRESTUA NERITAN DOBRA | AKUZOHET PËR MASHTRIM (I KA ZHVATUR PRONARIT TË NJË FERME SHUMËN PREJ 40 MIJË EUROSH).

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Elbasan, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Neritan Dobra, me moshë 34 vjeç.

 

Ai akuzohet për mashtrim, pasi i ka zhvatur pronarit të një ferme shumën prej 40 mijë eurosh. Ai ka ndërmjetësuar blerjen e bagëtive, por është zhdukur së bashku me paratë.

 

Ai ishte shpallur në kërkim policor për mashtrim me pasoja të rënda, ndërsa u arrestua nga policia ditën e sotme 30.01.2025.

 

Njoftim | Kapet dhe vihet në pranga një 34-vjeçar i shpallur në kërkim për mashtrim me pasoja të rënda.

 

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacionit mes strukturave policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, në kuadër të operacionit policor të koduar “Ndërmjetësi”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin N. D., 34 vjeç.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se i ka marrë një 43-vjeçari, pronar i një ferme bagëtish, rreth 40 500 euro, për të ndërmjetësuar për blerjen e bagëtive nga disa shtetas të tjerë, me këtë vlerë, për llogari të 43-vjeçarit. 34-vjeçari nuk ka ndërmjetësuar sipas marrëveshjes, por pasi ka marrë shumën e eurove është larguar.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page