top of page
E BARDHË SHIRIT.png

EKUIPAZHI I “ANIJES SË FLOTILJES SË GAZËS” IU PËRGJIGJ MINISTRIT IZRAELIT TË MBROJTJES ISRAEL KAC (KATZ): DO TË ECIM PËRPARA DERI NË MINUTËN E FUNDIT (PRETENDOJNË SE NË BORD JANË 12 CIVILË PA ARMË).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 8
  • 1 min read

Paris, Francë | Anija humanitare e Flotiljes së Lirisë, e cila është nisur për në Gaza, me 12 aktivistë në bord, përfshirë Greta Thunbergun, do të vazhdojë udhëtimin e saj deri në minutën e fundit.


Eurodeputetja franceze Rima Hassan i tha agjencisë së lajmeve “AFP” në bordin e anijes Madleen, pasi ministri izraelit Israel Kac (Katz) urdhëroi ushtrinë e tij të bllokonte anijen.


Ne do të mbetemi të mobilizuar deri në minutën e fundit, derisa Izraeli të ndërpresë internetin dhe rrjetet”, tha eurodeputetja.


Në bord jemi dymbëdhjetë civilë. Nuk jemi të armatosur. Kemi vetëm ndihmë humanitare”, shtoi ajo.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page