EKUADOR: VOTIMI PËR ZGJEDHJET E PËRGJITHSHME ËSHTË I DETYRUESHËM; KUSH MUNGON ME ARSYE GJOBITET 50 $ (10% E PAGËS MINIMALE); KUSH MUNGON PA ARSYE GJOBITET 117 $ | PËR KOMISIONERËT GJOBA ËSHTË 9564 $.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 9
- 1 min read

Kuito, Ekuador | Me votim të detyrueshëm dhe, veçanërisht në Ekuador ku monedha e ligjshme është dollari dhe paga minimale është 470 dollarë (e katërta më e larta në Amerikën Latine pas Kosta Rikës, Kilit dhe Uruguait), gjoba për ata që nuk votojnë sot është 47 dollarë, e barabartë me 10% të pagës minimale.
Në fakt, ata që mungojnë pa arsye, siç raporton faqja gjithë-lajmuese Primicias, do të gjobiten me 117.5 dollarë.
Dënimi është vërtetë drakonian për anëtarët e komisioneve të qendrave të votimit, të cilët, nëse braktisin postin pa arsyetim dhe nuk kryejnë detyrën deri në përfundimin e numërimit dhe nënshkrimin e dokumenteve përkatëse zgjedhore, mund të marrin gjoba zgjedhore deri në 9564,5 dollarë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments