top of page
E BARDHË SHIRIT.png

EKUADOR: PRESIDENTI NOBOA ZGJATI GJENDJEN E JASHTËZAKONSHME EDHE PËR 1 MUAJ | OBJEKTIVI ËSHTË FRENIMI I DHUNËS SË BANDAVE TË DROGËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 31, 2024
  • 1 min read

Kuito, Ekuador | Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, ka zgjatur edhe për një muaj gjendjen e jashtëzakonshme që kishte dekretuar në fillim të korrikut në gjashtë nga 24 provincat e vendit dhe në komunën e një province të shtatë, për shkak të problemeve serioze të brendshme të shkaktuara nga krimi i organizuar.

 

Gjendja e jashtëzakonshme u shpall nga presidenti Noboa për 60 ditë më 2 korrik 2024.

 

Me dekretin e ri, presidenti Noboa zgjati gjendjen e jashtëzakonshme deri në fund të shtatorit në provincat bregdetare të Guayas, Manabí, Santa Elena dhe El Oro, si dhe në ato të Los Ríos dhe provincën Amazoniane të Los Ríos.

 

Gjendja e jashtëzakonshme vazhdon gjithashtu në komunën e Kamilo Poçe Enrikuezit (Camilo Ponce Enríquez), një enklavë minerare në provincën e Andeve të Azuait (Azuay), të cilën bandat kriminale lokale të lidhura me organizatat transnacionale si kartelet meksikane Sinaloa dhe Jalisko Nueva Generasion (Jalisco Nueva Generación) janë përpjekur prej kohësh ta pushtojnë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page