Kuito, Ekuador | Anëtarët e Asamblesë Kombëtare të Ekuadorit të lidhur me Presidentin e Republikës, Daniel Noboa, kanë njoftuar hapjen e një hetimi për sjellje joserioze ndaj disa parlamentarëve që kanë vënë në dyshim shëndetin mendor të kreut të shtetit, për shkak të kritikave të shprehura së fundmi në një intervistë me revistën amerikane Nju Jorkezi (The New Yorker).
Konkretisht, çdo sanksion disiplinor i vendosur nga Këshilli i Administrimit Legjislativ do të prekë deputetët Valentina Kuentino (Centeno) dhe Fernando Jaramillo, të cilët thanë se Kuvendi synonte të shpallte Noboan të çmendur dhe të merrte pushtetin.
Kongresi botoi një shënim në të cilin shpjegon se përhapja e lajmeve të rreme për të gjeneruar paqëndrueshmëri në vend përbën një krim të rëndë të parashikuar nga kodi i përgjithshëm penal organik, në nenin 353, paragrafi 11.
Në artikullin e revistës Nju Jorkezi (New Yorker), përveçse thuhet se po studion ndërtimin e një burgu ushtarak në Antarktidë, presidenti Noboa ka skualifikuar udhëheqës të tjerë rajonalë si Naib (Nayib) Bukele duke e konsideruar njeri arrogant, Gustavo Petron, duke e konsideruar snob të majtë dhe Javier Milein, duke e konsideruar shumë egocentrik.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios