top of page
E BARDHË SHIRIT.png

EKSPORTET E NAFTËS BRUTO NGA VENEZUELA NË SHBA TREGOJNË NJË RRITJE +49% | TË DHËNAT PËR KATËR MUAJT E PARË TË VITIT 2024 TË BOTUARA NGA AGJENCIA AMERIKANE E INFORMACIONIT TË ENERGJISË.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Uashington, Amerikë | Presioni i fortë politik nga Shtëpia e Bardhë ndaj qeverisë venezueliane të z. Nikolas (Nicolas) Maduro për një zhvillim transparent të zgjedhjeve presidenciale të 28 korrikut nuk e pengon atë që të ndjekë paralelisht një politikë të lehtësimit progresiv të sanksioneve ndaj Karakasit, veçanërisht në sektorin e energjisë.

 

Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia Amerikane e Informacionit të Energjisë (EIA), eksportet e naftës bruto të Venezuelës në Shtetet e Bashkuara shënuan një rritje ndër-vjetore prej 49% midis janarit dhe prillit 2024.

 

Në prill 2024, Venezuela ishte gjithashtu në vendin e gjashtë midis eksportuesve në SHBA, pozicioni më i lartë i arritur që nga administrata e presidentit Xhëu Baidn (Joe Biden), që kur në muajin nëntor të vitit 2022, filloi një politikë të lehtësimit të sanksioneve të vendosura në fillim të vitit 2019.

 

Në katër muajt e parë të vitit 2024, Venezuela dërgoi mesatarisht 209000 fuçi naftë në ditë në SHBA, një rritje e dukshme krahasuar me 170000 fuçi në ditë të eksportuara në të njëjtën periudhë të vitit 2023.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page