EDMUNDO GONZALEZ URRURIA KANDIDATI PËR PRESIDENCËN E VENEZUELËS: FITORJA IME DO TË BËJË XHIRON E BOTËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 12, 2024
- 2 min read
Karakas, Venezuelë | Kandidati i opozitës në zgjedhjet presidenciale të Venezuelës, Edmundo González Urrutia, deklaroi se fitorja e tij në zgjedhjet e 28 korrikut nuk do të festohet vetëm në vendin e tij, por do të udhëtojë nëpër botë.
“Më 28 korrik, natën në të cilën ata nuk do të kenë zgjidhje tjetër veçse të pranojnë fitoren e kandidaturës sime, festa nuk do të jetë vetëm në Venezuelë, përqafimi që ne venezuelasit do t'i japim njëri-tjetrit do të udhëtojë nëpër botë”, tha ai.
Ish-ambasadori, i mbështetur nga liderja e opozitës, Maria Korina Makado (Corina Machado), dhe i konsideruar si rival i drejtpërdrejtë i udhëheqësit actual Çavist Nikolas (Nicolas) Maduro që kandidon për një mandat të tretë.
“Epoka e poshtërimit ka përfunduar në Venezuelë. Ne po shkojmë drejt një epoke përparimi dhe bashkimi. Po shkojmë drejt një epoke ku do të jetojmë mirë dhe do të punojmë së bashku”, tha ai.
“Por çavisti Maduro, nga ana e tij, njoftoi se pas zgjedhjeve të 28 korrikut - nga të cilat ai e konsideron veten fitues - ai do të mbledhë një dialog të madh kombëtar për të diskutuar çështje ekonomike, sociale, politike dhe kulturore thelbësore për rritjen e vendit.”
“Gjëja e parë që do të bëj në datën 29, pas triumfit të 28 korrikut, do të jetë thirrja e një dialogu të madh kombëtar”, tha kreu i shtetit gjatë një aktiviteti elektoral në Barinas, duke nënvizuar se dekreti do të ketë objektivin “Mendoni për Venezuelën e së ardhmes, duke bashkuar kriteret e të gjithë venezuelianëve”.
“Vetëm ne mund ta bëjmë atë”, përfundoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments