EDISON ORUÇI (ORUQI) BABAI I TRE FËMIJËVE I ZHDUKUR PREJ 4 DITËSH U GJET I MBYTUR NË LUMIN E SHALËS | SI SHKAKTAR I MBYTJES SË TIJ DYSHOHET PUNËDHËNËSI I TIJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 23, 2025
- 1 min read
Updated: Jan 23, 2025

Shkodër, Shqipëri | Z. Edison Oruçi (Oruqi) u gjet i mbytur në ujërat e lumit të Shalës, në Koman.
Kanë qenë familjarët të cilët kanë kryer kontrolle gjatë paradites së sotme dhe kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të tij pajetë.
Babai i 3 fëmijëve u zhduk në mënyrë misterioze, paraditen e së shtunës.
Ai ishte duke punuar në një bujtinë. Ka dyshime se personi që e kishte punësuar viktimën pas punës e la në një gadishull të vogël me rërë dhe jo në destinacion e duhur sepse “atje nuk arrinte varka”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





























Comments