top of page
E BARDHË SHIRIT.png

E NGARKUARA ME PUNË E SHBA-ës NENSI (NANCY) VANHORN U TAKUA ME KRYETAREN E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ELISA SPIROPALI.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | E ngarkuara me punë e ShBA-ës VanHorn uroi kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Elisa Spiropali me rastin e zgjedhjes në funksionin e ri, dhe shprehu gadishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm midis Kuvendit dhe Ambasadës së ShBA-ës, për mbështetjen e zhvillimit, demokratizimit, konsolidimit të institucioneve dhe integrimit euro-atlantik të Shqipërisë.

 

Kryetarja Spiropali uroi të Ngarkuarën me Punë, znj. VanHorn, për misionin e saj në Shqipëri dhe e njohu me disa nga prioritetet e punës së Kuvendit dhe të sesionit të ri parlamentar.

 

Kryetarja Spiropali nënvizoi se në detyrën e Kryetares së Kuvendit do të udhëhiqet nga Kushtetuta, ligjet, përpjekjet maksimale për konsensus, racionalitet, konstruktivitet dhe transparencë, duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha grupet parlamentare dhe opozitën.

 

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, dhe e Ngarkuara me Punë Nensi (Nancy) VanHorn diskutuan edhe mbi partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe ShBA, zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve amerikane në Shqipëri, rolin e Kuvendit në thellimin e reformave, sidomos reformës në drejtësi dhe forcimin e shtetit të së drejtës, avancimin e procesit të anëtarësimit në BE, fuqizimin e institucioneve të pavarura, bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe qytetarët.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page