top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

E NGARKUARA ME PUNË E SHBA-ës NË TIRANË NENSI (NANCY) VANHORN KREU TAKIM ME PRESIDENTIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË BAJRAM BEGAJ.

Tiranë, Shqipëri | E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Tiranë, Nensi (Nancy) VanHorn, ka marrë ditën e sotme detyrën.

 

Ajo u takua me presidentin e Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj.

 

Në takimin mes tyre u diskutua për miqësinë e qëndrueshme mes kombeve përkatëse dhe përkushtimin te vlerat demokratike.

 

Sipas njoftimit të Ambasadës së SHBA, znj. VanHorn është një diplomate karriere, e cila iu bashkua Shërbimit të Jashtëm në vitin 2007 dhe së fundi përfundoi detyrën e saj si zëdhënëse e Byrosë së Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike, duke koordinuar mesazhet për më shumë se 40 ambasada në Europë.

 

Bashkohuni me ne për të mirëpritur të Ngarkuarën tonë të re me Punë, Nensi (Nancy) VanHorn, në Shqipëri!


Znj. VanHorn është një diplomate karriere e cila iu bashkua Shërbimit të Jashtëm në 2007 dhe së fundi përfundoi detyrën e saj si Zëdhënëse e Byrosë së Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike, duke koordinuar mesazhet për më shumë se 40 ambasada në Europë.


Na ndiqni për të mësuar më shumë rreth rrugëtimit dhe punës së saj.


Mirë se vjen në Shqipëri.


E ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Presidentin Bajram Begaj.


Znj. VanHorn dhe Presidenti Begaj diskutuan për miqësinë e qëndrueshme midis kombeve tona dhe përkushtimin tonë të përbashkët për vlerat e ndërsjella drejt një të ardhmeje më të sigurt, demokratike dhe më të begatë”, thuhet në njoftimin e dytë të Ambasadës.

 

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot në një takim të Ngarkuarën e re me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, znj. Nancy Van Horn.

 

Kreu i Shtetit uroi diplomaten amerikane për nisjen e detyrës, duke shprehur besimin se gjatë mandatit të saj do të pëforcohet më tej partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Presidenti Begaj rikonfirmoi angazhimin dhe kontributin në rritje të Shqipërisë në këtë partneritet strategjik, duke shprehur mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara për mbështetjen bujare dhe vendimtare ndaj vendit tonë.

 

Presidenti i Republikës theksoi, gjithashtu, se mbështetja e SHBA-së rrit angazhimin e Shqipërisë për reformat demokratike dhe sundimin e ligjit, përpjekje këto të qëndrueshme me synim finalizimin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

 

Për sa i përket situatës në rajon, Presidenti Begaj u shpreh se Shqipëria vlerëson angazhimin e administratës amerikane, duke theksuar se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor mbetet vendimtar.

 

Në takim u vlerësua roli i Shqipërisë për stabilitetin dhe zhvillimin rajonal, përkushtimi në misionet ndërkombëtare për paqen dhe sigurinë, si edhe qëndrimi kundër përpjekjeve që cenojnë paqen përmes zgjerimit të konflikteve.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page