DY PUNËTORË TË OKB-së U VRANË NË LIBAN | DINA DARUIÇ (DARWICHE) PUNONJËSE E UNHCR-së ËSHTË VRARË SË BASHKU ME DJALIN E SAJ XHEDIN (JAD) NË NJË SULM IZRAELIT QË GODITI NDËRTESËN E TYRE TË BANIMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 24, 2024
- 1 min read
Bejrut, Liban | Qielli mbi Tel Aviv kumbonte natën dhe ditën ndërsa avionët luftarakë u nisën për në Liban.
Rreth 250 avionë ushtarakë të Forcave Ajrore, sipas ushtrisë, u ngritën midis të hënës dhe të martës nga baza ushtarake Tel Nof në Izraelin qendror dhe të tjerë në Golan për të goditur arsenalin me të cilin Hezbollahu ka sulmuar Izraelin për 354 ditë në veri të vendin dhe zonën e Haifës, me dy milionë banorë.
Ikja masive e libanezëve nga jugu tashmë ka larguar 20000 njerëz nga shtëpitë, sipas autoriteteve të vendit.
Mediat treguan popullsinë në radhë të pafundme në rrugët drejt vendeve më të sigurta.
Ndërsa viktimat e sulmeve, sipas një numri të dhënë nga Bejruti, janë rritur në 558, përfshirë 50 fëmijë.
Dy anëtarë të stafit të UNHCR-së, agjencisë së OKB-së për refugjatët, u vranë gjithashtu: këtë e njoftoi drejtori i përgjithshëm Filippo Grandi në rrjetin social virtual Iks (X), duke kritikuar sulmet ajrore izraelite, të cilat, sipas tij po korrin qindra viktima civile.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments