top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DURRËS: U ARRESTUA MUHAMED LEBA | KANOSJE ME ARMË ZJARRI.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Muhamed Leba, me moshë 30 vjeç.

 

Ai akuzohet për kanosje me armë zjarri dhe armëmbajtje pa leje.

 

Njoftim | Ndërhyrja e Policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti fizik ndërmjet 2 shtetasve, njëri prej të cilëve kanosi tjetrin, me një send në dukje armë zjarri pistoletë.

 

Vihet në pranga 30-vjeçari që u konfliktua fizikisht me 36-vjecarin dhe e kanosi atë.

 

Procedohet penalisht 36-vjeçari. Shërbimet e Policisë, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 6, një shtetas po konfliktohej fizikisht me një shtetas tjetër dhe po e kanoste atë me një send në dukje armë zjarri pistoletë që kishte me vete, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

 

Nga veprimet e shpejta është kapur dhe vënë në pranga shtetasi M. L., 30 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive.

 

Ky shtetas është konfliktuar fizikisht me shtetasin D. M., për motive të dobëta.

 

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. M., 36 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

 

Nga veprimet e para në vendin e ngjarjes rezultoi se arma me të cilën 30-vjecari kishte kanosur 36-vjeçarin, ishte armë sportive. Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page