top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DURRËS: U ARRESTUA I SHPALLURI NË KËRKIM POLICOR EDUART SKORA | AKUZOHET SI ORGANIZATORI I KONTRABANDIMIT TË 670 MIJË LITRAVE NAFTË NGA TUNIZIA DREJT PORTIT TË DURRËSIT.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan;

1- Z. Eduart Skora.

 

Ai akuzohet si organizatori i kontrabandimit te 670 mijë litrave naftë nga Tunizia drejt Portit të Durrësit.

 

Ai ishte i shpallur në kërkim policor.

 

Së në bashkëpunim me një tjetër person i cili aktualisht është shpallur në kërkim, kanë kontrabanduar naftën nga Tunizia.

 

E nisur më 26 dhjetor nga porti tunizian i Gabes, anija dyshohet se ka bashkëpunuar me një tjetër mjet lundrues për të realizuar kontrabandën, për qëllime përfitimi financiar.

 

Kjo është një anije mallrash e ndërtuar në vitin 1977, me gjatësi 81.72 metra dhe gjerësi 14.1 metra.

 

Njoftim | Ndalohet njëri nga organizatorët e kontrabandimit nga Tunizia, të 670 000 litrave naftë.

 

Në vijim të hetimeve dhe veprimeve operacionale që po kryhen në kuadër të operacionit “Ari i zi”, të zhvilluar në portin e Durrësit më datë 12.01.2025, nga strukturat hetimore të DVP Durrës dhe DVKM Durrës, ka vijuar puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

 

Në vijim u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim, E. S., 59 vjeç, banues në Durrës.

 

Ky shtetas u ndalua nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në hyrje të Republikës së Shqipërisë.

 

59-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. B. (aktualisht në kërkim), ka organizuar kontrabandimin me anije, nga Tunizia, të 670 000 litrave naftë, nëpërmjet fshehjes së sasisë, në balastrat që shërbejnë për balancimin e mjetit lundrues.

 

Gjatë operacionit “Ari i zi”, u arrestuan në flagrancë 3 shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë 5, të gjithë pjesëtarë të ekuipazhit të anijes.

 

Vijon puna për kapjen e shtetasit F. B., si dhe hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e këtij rasti.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

댓글

별점 5점 중 0점을 주었습니다.
등록된 평점 없음

평점 추가
bottom of page