top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DURRËS: U ARRESTUA DASHAMIR MEHMETI | ISHTE SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR PËR ARMËMBAJTJE PA LEJE DHE PËR SHITJE NARKOTIKËSH.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Dashamir Mehmeti, i shpallur në kërkim policor për armëmbajtje pa leje dhe për prodhim/shitje narkotikësh.

 

Njoftim | Si rezultat i kontrolleve të bazuara te informacionet e inteligjencës policore, Forca e Posaçme Operacionale dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim D. M., 41 vjeç.

 

Për të, Gjykata e Durrësit ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu, nga kontrollet për ekzekutimin e urdhrit, në muajin korrik 2024, Policia gjeti në banesën e 41-vjeçarit, 1 armë zjarri pistoletë që posedohej pa leje.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page