top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DURRËS: RRËSHQITJE MASIVE DHEU NË PORTO ROMANO | BANORËT JANË TEJET TË SHQETËSUAR PËR FATIN E PRONAVE TË TYRE TË PATUNDËSHME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 31
  • 1 min read

Durrës, Shqipëri | Një rrëshqitje masive toke ndodhi në Porto Romano, e cila, bëri që banorët të shqetësohen dhe të ndihen të rrezikuar për shkak të dëmeve të mundshme në banesat dhe bizneset e tyre.

 

Çarjet në tokë janë të dukshme në një segment prej rreth 1.2 km, si dhe në kodrën përreth, ku banorët raportojnë plasaritje në disa zona.

 

Sipas banorëve, shkaku kryesor i situatës është ndërprerja e punimeve për thellimin e kanalit të ujërave të larta që përshkon këtë zonë.

 

Në terren kanë mbërritur inspektorë të bashkisë për të vlerësuar situatën nga afër, duke konfirmuar se Bashkia është në dijeni të problematikës, por pretendon se rrëshqitja nuk lidhet me punimet për rehabilitimin e kanalit.

 

Autoritetet vendore kanë kërkuar analizimin e situatës nga ekspertë gjeologë nga Tirana për të identifikuar shkaqet dhe për të përcaktuar masat e nevojshme për ndërhyrje.

 

Kjo zonë është pjesë e një investimi të Fondit Shqiptar të Zhvillimit për ndërtimin e Parkut Urban të Spitallës, me një fond prej rreth 1 miliard lekësh.

 

Punimet, që përfshijnë edhe mbylljen e kanalit të ujërave të larta, janë ende në kryerje e sipër.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Commenti

Valutazione 0 stelle su 5.
Non ci sono ancora valutazioni

Aggiungi una valutazione
bottom of page